14,05,2024

Gjatë këtij viti në qytetin e Ferizajt pritet të realizohen projekte të shumta

Must Read

Komuna e Ferizajt, gjatë këtij viti pritet të realizoj një sërë projektesh tejet të rëndësishme për qytetarët ferizajas. Kështu ka theksuar gjatë konferencës së sotme për medie drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Si njëri ndër projektet me të rëndësishme që do të realizohet është ndërtimi i kompleksit të varrezave, ku tashmë veç se është bërë edhe projekti, projekt ky që do të jetë unik në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, e që do të ketë vlerën 800 mijë euro.

Drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, poashtu ka theksuar se do të behët edhe zgjidhje përfundimtare sa i përket edhe ujit të pijshëm në fshatrat Sojeve, Dardani dhe Zllatare, krahas ndërtimit të Fabrikës se Ujit te pijshëm ne Talionoc te Muhaxhereve.

Gjatë këtij vitit do të ketë edhe projekte të tjera të reja sa i përket asfaltimit të rrugëve të mbetura si në Koshare, Slivove, Lloshkobare dhe Kosinë, ku vlera e këtij projekti do të jetë 400,000 euro, ka thënë drejtori Bytyqi, përderisa ka përmendur edhe projekte të tjera të asfaltimeve që pritet të realizohen gjatë vitit.

Në këtë konferencë për medie, drejtori Bytyqi, ka përmendur edhe projektet ë shumta që janë realizuar gjatë vitit që sapo lame pas.
Për detaje të tjera, ndiqini, konferencën për medie të drejtorit të Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img