Siç tashmë është bërë traditë, drejtorët e drejtorive komunale në fundvit po prezantojnë të arriturat dhe sfidat që kanë përcjellë sektorin që drejtojnë gjatë vitit 2019. E tillë ishte edhe konferenca e sotme për media e drejtorit të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi, në të cilën ky i fundit shpalosi të arriturat dhe sfidat e drejtorisë që udhëheq.
Mbështetja si asnjëherë më parë e bizneseve prodhuese e të tjera përmes Fondit të Punësimit, promovimi i kapaciteteve turistike, mundësinë për zhvillimin dhe përkrahjen e ideve novative përmes Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, fondet e ndryshme investive si rezultat i qasjes bashkëpunuese të qeverisjes Aliu dhe partnerëve biznesor të huaj e vendor si dhe ndërveprimi me institucionet relevante sidomos në fushën e arsimit profesional me qëllim përgatitjen për tregun e punës të të rinjve ishin disa nga sukseset që u shpalosën gjerësisht në këtë konferencë për media të drejtorit Bytyqi, si rezultat kryesor i punës së kësaj drejtorie në vitin 2019.
Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi njoftoi edhe për fazën në të cilën është arritur për hapjen e zonës ekonomike në Babush, disa nga pengesat që kanë përcjellë gjithë këtë proces nga niveli qendror si dhe synimet që të tilla të hapen gjatë vitit 2020, për të maksimizuar mundësinë e zhvillimit ekonomik lokal.
Detajet gjeni në videon e plotë të konferencës për media të drejtorit të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi.