02,05,2024

Gjashtë fshatra në Ferizaj u ankohen ZRRE-së dhe KEDS-it për mungesë rryme

Must Read

Banorët e fshatrave Sojevë, Dardani, Mirosalë, Zllatar, Bibaj dhe fshatit të Vjetër të Komunës së Ferizajt po vazhdojnë të përballen me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike. Përfaqësuesit e këtyre fshatrave kanë vendosur që çdo muaj ta adresojnë nga një ankesë në zyrat e KEDS-it derisa të nisin investimet e reja për riparimin e rrjetit.

Një ankesë e tillë është dorëzuar edhe të mërkurën për të kërkuar investime derisa rrjeti i stërvjetruar i energjisë elektrike po shkakton defekte të shpeshta të cilat nuk po riparohen me orë të tëra. Ankesa të tilla kanë deponuar edhe në muajin e kaluar në KEDS, në Komunë, në Policinë e Kosovës dhe në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Xhevat Sallahu, përfaqësues i fshatit Zllatar, njëherësh këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se në muajin e kaluar KEDS-i ka dhënë një përgjigje të përgjithshme rreth investimeve në Kosovë, mirëpo, sipas tij, kjo pjesë e qytetit të Ferizajt është urgjente për investime, shkruan sot Koha Ditore.

“Afro dhjetë mijë konsumatorë në këtë pjesë të qytetit jemi taksapagues të rregullt ndaj faturave të KEDS-it, në mesin e tyre janë qindra biznese prodhuese, andaj është shumë shqetësuese të kemi ndërprerje kaq të shpeshta të energjisë elektrike. Prandaj ne kërkojmë përgjegjësi dhe investime urgjente nga KEDS-i për ta riparuar rrjetin e stërvjetruar. Pra derisa jemi taksapagues të rregullt kërkojmë edhe cilësi të energjisë”, ka thënë Sallahu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img