11,11,2024

Gëzim Kokollari: Marrëveshja e komunës me ”Caritas Kosova” e paligjshme

Must Read

Marrëveshja e  bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit  në mes të komunës së Ferizajt dhe organizatës Caritas Kosova për projektin për ngritjen e përkujdesit  social e shëndetësorë  dhe përkujdesit  ambulantor në Ferizaj është në kundërshtim me rregulloren e Ministrisë së së financave, me kriteret, standardet dhe procedurat  e financimit publik të organizatave jo qeveritare, Kështu thuhet në një dokument  të Ministrisë së Financave të cilin e ka siguruar Lidhja Demokratike  e Kosovës në Ferizaj.  Ndaj po kërkohet që vendimi marrë nga Kuvendi komunal në Ferizaj të shfuqizohet sepse është në kundërshtim me ligjaslionin në fuqi.

Këtë e ka bërë të ditur anëtari i kuvendit të Ferizajt nga radhët e LDK-së  Gëzim Kokollari pak minuta para se të fillonte seanca  e Kuvendit të Ferizajt.

“Ashtu siç ka tërhequr me kohë vërejtjen grupi i kuvendarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunsë së Ferizajt, edhe ministritë e linjave të Republikës së Kosovës po i vërtetojnë shkeljet e njëanshme të ligjit, sikurse edhe Ministria e Financave, e cila kërkon anulimin e vendimit për bashkëfinancim me Karitasin e Kosovës. Marrëveshja për bashkëpunim dhe bashkëfinancim me këtë organizatë, e nënshkruar nga kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu dhe e “miratuar” në Kuvendin e Komunës në mbledhjen e fundit ilegale, pa opozitën, u vlerësua nga Ministria e Financave se është në kundërshtim të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me rregulloren nr. 04 2017, e cila rregullon standardet dhe procedurat e financimit në këtë sferë dhe si e tillë rekomandohet që të shfuqizohet. Grupi i kuvendarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Ferizajt nuk është kundër asnjë marrëveshjeje që avancon shërbimet në shëndetësi, por është për zbatimin e procedurave të parapara me ligje dhe akte të tjera që e rregullojnë këtë fushë. Grupi i kuvendarëve të LDK-së vlerëson se shuma prej 1 milion e 500 mijë eurosh nuk mund të kamuflohet përmes “miratimit” në kuvend të marrëveshjes me Karitasin e Kosovës, por duhet t’u nënshtrohet procedurave ligjore, të cilat është e obliguar t’i zbatojë çdo organizatë buxhetore, si edhe Komuna e Ferizajt. LDK në Ferizaj e vlerëson këtë anulim të vendimit si vërejtje serioze për pushtetin komunal dhe kërkon që ky pushtet të këndellet, duke manifestuar përgjegjësi për respektimin e ligit dhe për menaxhimin e parasë publike.” ka thënë Kokollari

Për këtë vendim të Ministrisë Kokollari propozoi që të diskutohet edhe në  Kuvend. Mirëpo  votat e pamjaftueshme nuk e lejuan një gjë të tillë.

Kryesuesja e kuvendit Kristina Gashi-Bytyqi tha se kryetari i komunës dhe vet ajo nuk e posedojnë një dokument të tillë.

“Përderisa nuk e kemi marrë dhe nuk e kemi shqyrtuar paraprakisht  me kryetari se çfarë kërkohet  në atë vendim  i cili pretendohet se është kthyer , kur ta kemi zyrtarisht do ta shqyrtojmë dhe patjetër do ta kemi edhe në seancë nëse kërkohet  nga Ministria.

Ndërsa asambilisti Arian Imeri kërkoi  që dokumentet  zyrtare të mos “kontrabandohen” në këso forma por të respektohet forma institucionale  përmes të cilës  përcjellen dokumentet zyrtarë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

E kishte të ndaluar vozitjen, policia në Ferizaj e gjobit 22-vjeçarin edhe me 500 euro

Policia në Ferizaj ka ndaluar një 22-vjeçar i cili po drejtonte veturën e tij nën masën mbrotjëse. Ndaj tij është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img