10,01,2026

Gecaj: Asgjë zyrtare nuk kemi nga Lista Serbe sa i përket Ushtrisë dhe demarkacionit

Must Read
Bajram Gecaj

Gecaj ka thënë për lajmi.net se deri më tani asnjë informatë zyrtare nuk e kanë nga Lista Serbe, se i kanë lëshuar institucionet, vetëm atë që kanë dëgjuar nëpër media.

“Ne deri më tani nuk kemi asnjë indikacion zyrtar që lista serbe i ka lëshuar institucionet. Ne kemi kërkuar që të takohemi dhe t’i sqarojmë gjërat. Ne kemi vetëm atë që kemi dëgjuar nëpër media edhe komunikimi zyrtar nuk bëhet në atë mënyrë. Nëse ata kanë që të flasin diçka për ngrirje të marrëdhënieve me Qeverinë e Kosovës, largimi nga institucionet e Kosovës, apo mos votimin e demarkacionit, apo mos diskutimin e çështjes së FSK-së, ata duhet këtë të na e komunikojnë zyrtarisht”, ka thënë Gecaj.

Zëvendësministri i MAPL-së, Gecaj, ka sqaruar se kanë kërkuar takim me Listën Serbe, por ende nuk i kanë lajmëruar.

“Ne kemi kërkuar që të takohemi zyrtarisht, ata na kanë thënë që do të na lajmërojnë, ende nuk na kanë lajmëruar, kështu që ne nuk mund të flasim për atë çka flasin në media. Asnjë informatë gojore, apo të shkruar nuk kemi nga Lista Serbe”, ka thënë ai.

Ndryshe sot gjatë ditës, Branimir Stojanoviq zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e komunitetit serb, ka thënë se nuk do ta votojnë demarkacionin dhe nuk do të marrin pjesë në debatin për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img