10,09,2025

Gazeta “Shekulli” pezullon nga puna gazetarin që shqiptarët e Kosovës i quajti racë e poshtër

Must Read

Gazeta “Shekulli” pezullon nga puna gazetarin që shqiptarët e Kosovës i quajti racë e poshtër.

Redaksia e gazetës ‘Shekulli” vendosi sot që të pezullojë gazetarin e saj Isuf Kurtaj, deri në vendimin që do të marrë komisioni i etikës për dëmin që i ka sjellë imazhit të gazetës nga një status i publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ku përdoreshin fyerje ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Reagimi i gazetarit është bërë mbrëmjen e vonë të 16 gushtit, teksa ai prej tre ditësh është me pushime në bregdetin e Himarës dhe sulmonte lojtarët e Kosovës që braktisën ekipin kombëtar për të luajtur për ekipin e ri të Kosovës.

“E zëmë se Kosovska-Metohio që shumë prej jush i paska gërryer kaq shumë meraku me bë ekip kualifikohet, një gjë doja t’ju pyesja: si leshin do të brohorisni? O sa mirë me qenë kosovarë? Yt rracë e poshtër!”, shkroi gazetari Kurtaj, status që solli edhe reagimin e ashpër të shqiptarëve të Kosovës për termin Kosovska-Metohio, që e përdorin nacionalistët serbë për Kosovën, si dhe fyerjet për racën.

Në një sqarim për redaksinë, gazetari Kurtaj tha se statusi i tij, në profilin personal ishte keqkuptuar. Gjithsesi, redaksia vendosi ta pezullojë deri në një vendim të dytë. /Shekulli/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img