04,05,2024

Dyshohet se një ulqinak mashtroi një prishtinas për 100 mijë euro

Must Read

Policia në Prokurorinë e Ulqinit ka ngritur kallëzim penal kundër personit me inicialet M.R. (46 vjeç) nga ky qytet me dyshimin se ka mashtruar dy persona dhe kundërligjshëm ua ka marrë 150 mijë euro, transmeton Koha.net.

Policia e Ulqinit ka kumtuar se dyshon se M.R,me dëshmi të rreme dhe me fshehje të fakteve, njofton gazeta “Blic” e Beogradit, e ka mashtruar personin me inicialet S.K. nga Prishtina të ciline ka dëmtuar për 100 mijë euro si dhe personin S.Q.nga Ulqini të cilin e ka dëmtuar për 50 mijë euro.

M.R. në vitin 2011ia ka shitur S.K. hapësirën banesore në Ulqin me sipërfaqe 290 metra katrorë edhe pse pronësinë paraprake të kësaj banese, siç shihet nga kontrata e blerjes, e kishte bartur në një person të tretë.

Personi i dyshimtë s’e kishte kompensuar S.K me shumën prej 100 mijë euro i cili nga ai i kishte marrë me rastin e blerje – shitjes të patundshmërisë, thuhet ë kumtesën e policisë malazeze, transmeton Koha.net.

Siç theksohet, dyshohet se po në këtë mënyrë e kishte dëmtuar edhe S.Q nga i cili kishte marrë 50 mijë euro për shitje të tokës me hapësirë me sipërfaqe 462 metra katrorë në Ulqin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img