17,05,2024

Gara skijimi edhe në Gaçkë të Ferizajt

Must Read

Gaçkë, Ferizaj.  Në kushte të mira atmosferike dhe në një pistë të përshtatshme për rrëshqitje në borë, arsimtari i Ed. Fizike në bashkëpunim me drejtorin dhe arsimtarët organizuan gara në sllallom të vogël. Gara u zhvillua në oborrin e shkollës me distancë 85m.

 

Kjo garë u mbajt për herë të parë, morën pjesë vajzat dhe meshkujt prej klasës së VI-të deri IX-të, me qëllim kryesorë të krijimit të kushteve që gjeneratat e reja të përfitojnë nga eksperienca dhe kënaqësia që sjellë gara në rrëshqitje mbi borë me ski. Për klasat e VI-ta dhe te VII-ta : Vendi i pare: Edmond Sejdiu ( koha. 14.21 sekonda) Vendi i dyte : Arben Hasani (koha 15.09 sekonda) Vendi i trete: Fidan Qeli ( koha 15.57 sekonda)
Për klasat e VIII-ta dhe te IX-ta Vendi i pare : Albin Rama  (koha 13.06 sekonda) Vendi i dyte: Lavdim Qeli ( koha 13.60 sekonda) Vendi i trete: Luan Lami ( koha 14.35 sekonda) Nxënësit më të suksesshëm u shpërblyen me mirënjohje.

 

Falënderojmë nxënësit për pjesëmarrje dhe për nivelin e kënaqshëm që treguan në këtë garë thuhet ne njoftimi e lëshuar nga shkolla “Imri Halili”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img