14,01,2026

Gani Thaçi e “kurdisi” zgjedhjen e drejtorit të Sigurimeve

Must Read

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka aprovuar vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) për zgjedhjen e Blerim Pushkollit në cilësinë e drejtorit të ri të BKS-së. Burime të besueshme të gazetës “Zëri” thonë se aprovimin e drejtorit të ri e ka bërë zëvendësguvernatori i BQK-së, pasi që kjo përgjegjësi atij u është bartur nga guvernatori Bedri Hamza.

Për të ardhur në këtë pozitë, Pushkolli ka pasur edhe përkrahjen e ushtruesit të detyrës së drejtorit aktual të Byrosë Gani Thaçit, i cili është vëllai i presidentit Hashim Thaçi.

Pushkolli ka ardhur në këtë pozitë, ndonëse ditë më parë auditori brendshëm kishte konstatuar shkelje serioze gjatë procesit zgjedhor. Gazeta “Zëri” ditë më parë ka raportuar se procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri nga auditori i brendshëm i BKS-së është parë si i manipuluar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img