26,11,2025

Fshati historik i Kosovës

Must Read
Cerrce

Jo fort larg Istogut ndodhet një fshat i vogël, por me nam të madh. Cërrca, fshat i vogël i Podgurit, ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e popullit shqiptar të Kosovës, me figurat historike të saj, presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova dhe patriotin Selman Kadrija, i cili pati “dridhur eshtrat e Car Dushanit”, duke vrarë zullumqarin dhe kriminelin, vojvoden Miliq Kërstiq, i njohur si Miliq Kërsta.

Cërrca është fshat në trevën e Podgurit, vendbanim i tipit grumbullues në mesin e nënbjeshkëve të maleve të Moknës.

Por tani, 17 vjet pas përfundimit të luftës, fshati i Ibrahim Rugovës dhe i Selman Kadrisë nuk është transformuar në një fshat me shtëpi moderne dhe infrastrukturë të rregulluar, ashtu siç e meriton. Në ditën kur gazeta “Zëri” ndodhej në Cërrcë, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe kryetari i Istogut, Haki Rugova, përuronin ujësjellësin e ri për Cërrcen, Lubozhden dhe Prigoden. Banorët e Cërrcës thonë se në këtë fshat nuk është investuar shumë, përafërsisht si në fshatrat tjera të Istogut dhe se ata bëjnë jetë mesatare. /Zëri

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img