06,03,2025

Në Bibaj të Ferizajt me organizim për inaugurimin e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden

Must Read

 Banorët e fshatit Bibaj tashmë kanë kryer të gjitha përgatitjet që nesër të shënojnë simbolikisht inaugurimin e Presidentit të SHBA-ve.

Sipas kryetarit të fshatit Bibaj, Faton Haxhisalihu,  nesër (20.01.2021)  do të ketë një organizim  rreth orës 10:30 para shkollës së fshatit.

Ai ka bërë të ditur se në këtë organizim do të jenë të pranishëm edhe pjesëtarë të KFOR-it amerikan.

Tashmë  në këtë pjesë të fshatit janë vendosur  mbi 100 flamuj amerikanë dhe postera, që nga ura e Ferizajt deri tek hyrja në Autostradë.

“Ne si popull shqiptarë do të jemi mirënjohës gjithmonë ndaj popullit amerikanë. Zoti  e bekoftë popullin shqiptarë dhe popullin amerikanë”  ka shkruar kryetari i fshatit, Faton Haxhisalihu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mbyllet për qarkullim autostrada “Ibrahim Rugova” – shkak rrëshqitja e dheut

Autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin e 27-të, është mbyllur pasi ka rrëshqitur dheu. Kjo u bë e ditur nga Ministria...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img