02,05,2024

Foundation Kosovo- Luxembourg fillon projektin “Gjenerimi i të Ardhurave”, fton bizneset për aplikim

Must Read

Me mbështetje  dhe financim  nga Qeveria e Dukatës  së Luksemburgut  dhe Komunës së Ferizajt, Foundation  Kosovo-Luxemburg  është duke  zbatuar projektin  e quajtur “Gjenerimi i të Ardhurave”, i cili ka për qëllim  bashkëfinancimin  e bizneseve të vogla  (fillestare dhe  ekzistuese) në Komunn e Ferizajt

Foundation Kosovo- Luxembourg fton të interesuarit rreth projektit “Përkrahje për bizneset fillestare dhe ekzistuese” nga komuna e Ferizajt  të marrin pjesë në sesionet informuese në lidhje me këtë projekt. Më shumë informata në posterin e mëposhtëm:

Foundation Kosovo- Luxembourg dhe komuna e Ferizajt ditë më parëkanë  nënshkruar marrëveshjen për mbështetjen e 70 bizneseve fillestare dhe ekzistuese

FKL dhe komuna e Ferizajt nënshkruan marrëveshjen për mbështetjen e bizneseve fillestare dhe ekzistuese. Qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi i bizneseve locale dhe krijimi i vendeve te reja të punës për qytetarët e Ferizajt. Krahas mbështetjes me pajisje dhe mjete pune, bizneset e Ferizajt do të përkrahen edhe me trajnime për ngritje të kapaciteteve si dhe asistencë teknike. Projekti do të financohet bashkarisht nga Foundation Kosovo- Luxembourg (51%) dhe Komuna e Ferizajt (49%). Kohëzgjatja e implementimit të projektit do të jetë 18 muaj (Qershor 2019- Dhjetor 2020).
Përparësi do të kenë të rinjtë, gratë si dhe aplikantët nga grupet e margjinalizuara.
Thirrja për aplikim, kriteret dhe udhëzuesi per aplikim do të bëhen publike së shpejti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img