16,12,2025

Forcat irakiane luftë kundër IS-it për Universitetin në Mosul

Must Read

Operaciont aktuale të trupave irakiane janë pjesë e fazës finale të lansuar para tre muajsh për marrjen e qytetit Mosul.

Militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik, e kanë shfrytëzuar kompleksin universitar si bazë të tyre, ndërsa zyrtarët irakianë thonë se militantët i kanë përdorë laboratoret kimike për prodhimin e armatimit kimik.

Banorët që janë larguar nga Mosuli thonë se pjesa më e madhe e kompleksit universitar është shkatërruar nga sulmet ajrore dhe zjarri artilerik.

Ky universitet është themeluar në vitet e 60-ta dhe dikur ishte institucioni më i njohur arsimor në Irak.

Pothuajse e gjithë pjesa lindore e Mosulit është rimarrë nga forcat irakiane, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, por territoret në perëndim të lumit Tigër, ende janë nën okupim të Shtetit Islamik./Rel

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img