15,11,2024

Fillon regjistrimi i bashkatdhetarëve tanë

Must Read

Organizuar nga Ministria e Diasporës, me moton “Ti je pjesë e atdheut” edhe në Ferizaj ka filluar regjistrimi i bashkatdhetarëve tanë. Regjistrimi po bëhet në tri pika, në një tendë në shesh, një në zyrën e gjendjes civile në Ferizaj dhe një në stacionin policor. Për mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit janë duke u përkujdesur 11 regjistrues.
Besmir Berisha, përgjegjës i ekipit i ka thënë TV Liria se deri më tani çdo gjë ka rrjedhur mirë dhe se vërehet një interesim i mërgimtarëve tanë për t’u regjistruar.
“Gjithçka po rrjedh mirë, vërehet një interesim i bashkatdhetarëve tanë për t’u regjistruar”, ka thënë Berisha, ndërsa ka folur për rëndësinë e regjistrimit, duke ftuar bashkatdhetarët tanë që kanë ardhur në pushime, ta kryejnë këtë procedurë, pasi MD-ja synon që përmes këtij regjistrimi të di numrin e saktë të njerëzve tanë në diasporë, familjet, shkollimin, profesionet, bizneset etj. duke krijuar kështu një raport më të ngushtë me diasporën.
Selim Shabani, një bashkatdhetar yni që jeton në Zvicër e ka vlerësuar mjaft lart këtë proces.
“Unë konsideroj se është një hap i mirë e institucioneve tona, në raport me diasporën”, ka thënë Shabani. Ai ka shtuar se procedurat për regjistrim nuk kanë qenë të koklavitura dhe se procesi ka marrë pak kohë, duke ftuar njëherësh qytetarët tanë jo rezidentë që ta kryejnë këtë formalitet.
Regjistrimi do të bëhet gjatë muajve të verës, gjatë kohës sa do të jenë mërgimtarët tanë në atdhe.
Vitin e kaluar, Ministria e Diasporës dhe partnerët e saj, filluan regjistrimin. Mësohet se vitin e kaluar mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës iu përgjigjën kampanjës së regjistrimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img