08,05,2024

Seks skandalet në shkollat e Serbisë, nxënësja boton librin shokues (Foto)

Must Read

Në një shkollë të Zemunit në Serbi një vajzë ka botuar një libër në të cilin flet për marrëdhëniet seksuale mes arsimtarëve dhe nxënësve të mitur. Kjo çështja u bë shumë shqetësuese, sidomos për prindërit të cilët flasin mbi alarmin që ngriti libri i saj i quajtur “trofe”.

Tamara Marinkoviq, është autorja e romanit debutues i cili në detaje përshkruan një udhëtim të një adoleshent e quajti Natasha, dhe marrëdhënieve të saj me mësuesit.

Çdo gjë duket aq e vërtetë, autentike, e përshkruar në detaje, sa që ngriti menjëherë dyshime tek prindërit dhe më gjerë, transmeton lajmi.net.

Edhe pse në libër janë ndryshuar emrat, të gjithë i kanë të qartë se kush janë ata personazh.

Heroina e romanit kishte pasur marrëdhënie seksuale me një profesor, marrëdhënie kjo e përshkruar në detaje nga vet ajo.

Kjo është konsideruar tronditëse nga psikologu i shkollës, ai tha se nëse kjo e gjitha është e vërtetë atëherë ky është SKANDAL.

Ndërsa, kjo çështje ka tronditur edhe prokurorin e vendit, e cila u deklaruar se mund të hapet një hetim mbi rastin, dhe atëherë do të vërtetohet e gjitha. /lajmi.net/

 

 

 

 

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img