28,04,2024

Fillon procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit në shkollat e Ferizajt

Must Read

Procesi i dezinfektimit, dezinsektimit, deratizimit ka filluar në shkollat e Ferizajt. Ky projekt që bazohet në ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse ka mbikqyrjen e drejtpërdrejt të Inspektoratit të Komunës.

Ekipet profesionale që po kryejnë këtë aksion, tashmë janë shpërndarë në pothuajse të gjitha shkollat e Ferizajt, që me pajisje të avancuara dhe sipas standardeve më të larta të garantojnë higjienën në të gjitha ambientet shkollore. Investimet e kësaj natyre, pra të mirëmbajtjes dhe higjienës në shkollat e Ferizajt, janë prioritet i qeverisjes lokale, duke lansuar për të parën herë shërbime teknike profesionale përkitazi me këtë nevojë të shkollave.

Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit të Komunës tha se ky proces po kryhet në baza të rregullta, së paku dy herë në vit me qëllim garantimin e ambienteve të pastra dhe rritjen e nivelit të higjienës së përgjithshme në objektet shkollore. Ai tha se edhe mbikqyrja që po zhvillon mekanizmi që drejton po kryhet në baza ditore duke përfshirë të gjitha shkollat e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img