18,05,2024

Fillon ”Java e Rinisë” në Ferizaj

Must Read

Në Ferizaj nisi sot Java e Rinisë. Në aktivitetet që janë organizuar për nder të kësaj jave, janë ftuar edhe fëmijë me nevoja të veçanta dhe ata me sindromën down.

Kryetarja e Kuvendit të të Rinjve, Vanesa Sadriu, tregoi për aktivitetet që janë paraparë të mbahen  gjatë kësaj jave.

“Aktivitetet janë ndarë për pesë ditë radhazi, dita e sportit, dita e librit, dita e filmit dhe dita e ambientit,  pastaj një event përmbyllës. Sot është dita e sportit, njëkohësisht edhe hapja e kësaj Jave të Rinisë që po e hapim me një ndeshje miqësore futbolli, por shkaku i motit është dashur të vijmë në sallën e “Bill Clinton” dhe me vazhdu menjëherë pas saj me aktivitetin e dytë që i kemi disa lodra me fëmijë me nevoja të veçanta nga Qendra e kujdesit ditor “Pema”. Duke e ditur që në Ferizaj janë Ditët e Kulturës, Ditët e Diasporës, por nuk kemi fatkeqësisht Ditët e Rinisë, Javë të Rinisë, për t’i kushtuar kohë më shumë pjesës më të mirë që e ka Ferizaj e kemi organizuar Javën e Rinisë duke u munduar njëkohësisht edhe t’i promovojmë kulturat dhe të mirat që i ka qyteti i Ferizajt, por edhe duke u munduar t’i përshtatemi edhe gjërave që rinia ferizajase i kërkon. Si Kuvend i të Rinjve të Ferizajt jemi munduar t’i promovojmë edhe fëmijët me sindromën Down edhe fëmijët me nevoja të veçanta dhe e kemi parë të arsyeshme pasi kemi tre deri katër ditë aktivitete të lira t’i përfshijmë edhe fëmijët me nevoja të veçanta”, u shpreh Vanesa Sadriu.

Ndërsa, Marigona Rexhepi nga Qendra e kujdesit ditor “Pema”, u shpreh e kënaqur që fëmijët të cilët vijojnë në këtë qendër, janë pjesë e këtyre  aktiviteteve.

“Unë falënderoj shumë Vanesën për ftesën që vazhdimisht na e bën, nëpër aktivitete që ajo i organizon i fton gjithherë edhe fëmijët me nevoja të veçanta dhe kjo është shumë e rëndësishme me një formë barazinë me fëmijët e tjerë dhe mundësinë që ata të integrojnë në shoqëri”, tha Marigona Rexhepi. 

Në mbështetje të të rinjve  ferizajas në garën sportive të mbajtur sot erdhi edhe deputeti I Kuvendit të republikës së Kosovës  Elmi Reçica  i cili u shpreh 9i kënaqur me  entuziazmin e të rinjve  për ta treguar veten.  Ai tha se përkushtimi institucional nuk do të mungojë asnjëherë për shkollimin  dhe avancimin e tyre.

“Unë po e them sinqerisht se mburrem me punën që jeni duke e bërë dhe është një obligim shtesë  për mua dhe për të gjithë gjithë ata që janë të gatshëm të ju ndihmojnë në këtë proces.  Rinia e Ferizajt dhe e gjithë Kosovës është rinia më e avancuara, është rinia që është më e vetëdijshmja dhe është rinia më e përkushtuara në gjithë rajonin. Është e vërtetë që rinia e jonë në të gjitha fazat dhe aktualisht edhe në këtë kohë janë shumë të avancuar  dhe kanë një përkushtim të jashtëzakonshëm. Kjo është një obligim shtesë për ne se duhet të ju krijojmë kushte  dhe mundësi. Që të krijojmë kushte dhe mundësi që të jetoni më mirë, të shkolloheni më mirë, ku shkollimi të jetë adekuat me tregun e punës, Ne kemi bërë përpjekje si Kuvend dhe do të bëjmë përpjekje edhe në të ardhmen që me bazë ligjore, duke miratuar projektligje, që të jeni sa më afër shtetit  dhe sa më afër institucioneve të shtetit” ka thënë Reçica  

 Java e Rinisë do të zgjasë deri më 28 shtator.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img