14,01,2026

Fillimi i zbatimit të Ligjit për sigurimet shëndetësore, në dorë të Qeverisë

Must Read

Me gjithë paralajmërimet e ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, se nga 1 korriku 2016 do të fillojë mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore, kjo nuk ka ndodhur.

Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë përsëritur se janë gati dhe po presin vendimin e Qeverisë. Institucionet shëndetësore publike vazhdojnë të përsërisin se nuk janë të gatshme për të filluar implementimin e Ligjit për sigurime shëndetësore, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka vendosur në rend të ditës propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbledhjen e premiumeve. Zyrtarët e saj nuk i kanë kthyer përgjigje gazetës se kur do ta qesin në rend dite këtë propozim.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë që vendimin për të filluar mbledhjen e premiumeve do ta marrë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img