16,05,2024

Figurën e Don Sandros e përkujton edhe deputetja Musliu

Must Read

Humanisti italian Don Sandro Sciaboletta është përkujtuar sonte në Ferizaj nga shumë personalitete të ndryshme.

Deputetja ferizajase Saranda Musliu ka shkruar se Ferizaj do t’i jetë gjithmonë mirënjohës popullit italian dhe Don Sandros për projektet e dobishme që solli në Ferizaj.

“Ferizaj sonte ka nderuar figurën e mikut italian Don Sandro Sciaboletta me ndezje të qirinjëve dhe homazhe para portretit të tij.

Veprimtarinë e Sandros e kujtuam edhe në një takim në organizatën humanitare “Caritas Kosova” në Ferizaj ku ai erdhi shpesh dhe i solli shumë të mira Ferizajt.

Don Sandro kishte miqësi të sinqertë me shumë kosovarë e më së shumti edhe me Presidentin historik Ibrahim Rugova.

Shpirti yt human u prehtë në paqen e përtejme Don Sandro.

Faleminderit që Ferizajt i fale miqësi, humanitet dhe përvojë të bukur bashkëpunimi “ ka shkruar deputetja Musliu në profilin e saj në Facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img