20,05,2024

Ferizajasit dëshmojnë solidaritetin, nisen qindra pako ndihmash drejt Shqipërisë

Must Read

Nisma e ndërmarrë nga tifozeria “Ujqit” dhe e mbështetur nga Komuna e Ferizajt, për grumbullimin e artikujve ushqimor e veshmbathjeve ndihmë qytetarëve të Shqipërisë të goditur nga tërmeti i ditës së sotme, për pak orë qëndrimi në shesh, arriti të grumbulloj qindra pako me ushqime, veshmbathje e materiale të nevojshme për t’i dërguar tek banorët në nevojë në Shqipëri.

Për pak minuta, niset kontigjenti i parë i kësaj ndihme që do të vazhdoj edhe ditëve në vijim. Veshmbathjet, ushqimet e materialet e tjera të nevojshme për përballimin e kësaj situate do të nisen menjëherë nën mbikqyrjen e përcjelljen e zyrtarëve komunale drejt zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Ferizajasit edhe kësaj radhe dëshmuan solidaritetin e madh që kanë, shpirtin bujar e bashkëndjenjën me bashkëatdhetarët në Republikën e Shqipërisë. Aksioni do të vazhdoj edhe ditëve të ardhshme ku është shfaqur interesim i jashtëzakonshëm i qytetarëve për të ndihmuar në këtë nismë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img