07,08,2025

Ferizajasi që përngjan me Robert Berishën

Must Read

Përveç që përngjan me Robert Berishën, ai është edhe fans i tij Jo rrallë ndodh që persona të shumtë të përngjajnë fizikisht me njëri-tjetrin. Edhe pse nuk kanë lidhje gjaku, megjithatë një pjesë e madhe e njerëzve kanë diçka të përbashkët me dikë.

E në mesin e tyre është edhe Burhan Sadiku, i cili përveç se ka marrë shumë komente se përngjan me një këngëtar të estradës, ai madje është edhe fans i tij. Sadiku, me prejardhje nga Ferizaj por, që jeton dhe vepron në Gjermani është personi që përngjan mjaft shumë me Robert Berishën, këngëtarin e mirënjohur. Për rtv21.tv Sadiku ka treguar se shumë shpesh i ndodh që njerëzit ta komentojnë për dukjen dhe ngjashmërinë me Robert Berishën.

Sipas tij kjo nuk paraqet aspak pengesë, madje ai ndjehet shumë i lumtur. Përveç këtij fakti, Sadiku tregon se ai është fans i Robertit, dhe ka marrë pjesë në të gjitha koncertet e tij që i ka mbajt në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan e qytete tjera.

Robert Berisha është një këngëtar i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop, popullore moderne dhe popullore vajtuese.  Kënga “Pa ty”, është projekti i fundit i lansuar nga ai.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img