27,04,2024

Ferizajasi portofolin e gjetur të serbit e dorëzon në Polici

Must Read

Sot rreth orës 13:40, një qytetar në parkingun e një qendre tregtare në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.

Sipas njoftimit të Policisë, portofoli i përkiste një qytetari të nacionalitetit serb  nga Shtërpca.

“Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt”.

“Pas procedurave të verifikimit  të pronarit, në prani të policisë,   pronarit i kthehen  paratë ( 110 euro dhe 40 dinarë ) dhe dokumentet tjera (letërnjoftimi i RKS-së , letërnjoftimi i SRB-së, patentë shoferi i SRB-së dhe dy kartela bankare)”.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur, në stacionin e policisë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img