11,09,2025

Ferizaj: U mbajt takimi me qytetarë për 6 mujorin e parë të këtij viti dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore

Must Read

U mbajt takimi me qytetarë për 6 mujorin e parë të këtij viti dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore, kryetarët e fshatrave e zonave urbane të kënaqur me investimet e Komunës

Sot, u mbajt takimi i Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu me qytetarë për të diskutuar të arriturat, sfidat, projektet e gjashtëmujorit të parë të këtij viti si dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2021-2023.

Dhjetëra qytetarë, kryetarët e përfaqësuesit e fshatrave e zonave urbane, mediave e shoqërisë civile për mbi dy orë diskutuan, parashtruan pyetje e ngritën çështje me rëndësi nga komuniteti ku jetojnë. Përgjithësisht u vunë në pah investimet që ka bërë Komuna e Ferizajt në të gjitha  fshatrat e zonat urbane, për të cilën kryetarët e përfaqësuesit e fshatrave e zonave urbane falënderuan qeverisjen lokale.

Në hapje të diskutimit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi mbi punët, projektet e zhvilluara si dhe aktivitetet tjera që shënuan 6 mujorin e parë të këtij viti. Vend të veçantë zuri edhe njoftimi mbi menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19, për të cilën kryetari Aliu falënderoi për bashkëpunimin e ndërveprimin, kryetarët e fshatrave e zonave urbane.

Projektet që shënuan gjashtëmujorin e parë të 2020-tës ku vuri theksin i pari i Ferizajt, Agim Aliu ishin përgatitjet për ndërtimin e shkollës fillore në Talinoc të Muhaxherëve, punimet që po vazhdojnë në ndërtim edhe të shkollës së fshatit Zaskok e kështu do të nis edhe shkolla në rrugën “Sali Çekaj” në qytet. Poashtu, u njoftua se të parët në nivel vendi, hapëm Ambulancën Veterinere Shkollore, përfundimi i projektit unik, të vetmin në vend – sistemit antibreshër për të mbrojtur kulturat bujqësore nga fatkeqësitë natyrore. Për herë të parë në Kosovë, u shpërndanë 330 koshere bletësh të llojit më të avancuar. Gjithashtu, projekt me peshë strategjike është edhe ndërtimi i Fabrikës së Ujit në Talinoc të Muhaxherëve. U bë gjithashtu, asfaltimi i rrugicave të qytetit në kuadër të programit të përfundimit të infrastrukturën në zonën urbane siç janê rrugët  “Gjon Serreçi”, “Xhemë Gostivari”, “At Nik Prela”, “Hajdin Matoshi”, shtresa e dytë të rrugës “Gursel e Bajram Sylejmani”, rruga 6 kilometërshe në Komogllavë, sinjalistika dhe kompletimi i infrastrukturës në rrugën “Sali Çekaj”, riasfaltimi i rrugës “E Reçakut”. Gjatë 6 mujorit të parë u rregulluan trotuaret në gjatësi afro 1 kilometër nga Xhamia e Kisha deri tek Teatri “Adriana”, duke mbjellë edhe drunjtë dekorativ si dhe planifikojmë riasfaltimin e rrugës për ta kompletuar në tërësi me sinjalistikën vertikale dhe horizontale, përfunduam projektin e rrallë, atë të fushave të pinpongut pranë kompleksit sportive “Bill Clinton”, po zhvillohen punime vazhdimisht në përfundimin e projekteve në ndërtimin e fushave të tenisit, renovimin e Bibliotekës, ndërtimin e Qendrës së Panaireve dhe Sporteve në Greme, Sallën e Sportit në Balaj, u nënshkrua gjithashtu marrëveshja për renovimin e 10 klasëve për parafillor dhe trajnimin e 75 edukatorëve nga Caritasi Zviceran sipas modelit më të avancuar të edukimit, përfituam projektin afro 1 milionë euro për ndërtimin e një çerdhe të re publike me mbi 2000 metër hapësirë e kapacitet pranimi prej 200 fëmijësh, po rregullojmë e zgjerojmë trotuaret nga objekti i ri i Komunës deri tek kryqëzimi i rrugës “Agim Matoshi” duke mbjellë edhe drunj dekorativ si dhe planifikohet riasfaltimi i rrugës për ta kompletuar në tërësi me sinjalistikën vertikale dhe horizontale, filluan punimet në projektin unik në mbarë vendin për ndërtimin e Parkut Memorial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jezerc e sot u hap Zyra e Zhvillimit Ekonomik – zotim elektoral dhe u përuruan investimet në modernizimin e infrastrukturës për shërbimet administrative të qytetarëve në ndërtesën e Komunës që në kuadër të saj të bëhet edhe transparencën e plotë financiare përmes sistemit të Free-Balancit.

Kryetari Aliu gjithashtu gjërësisht vuri theksin edhe mbi veprimet e ndërmarra gjatë pandemisë. Duke elaboruar masat e ndërmarra për mbrojtjen e shëndetit publik, të pranishmit përgëzuan qeverisjen lokale për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë në nivelin lokal.

Projektet madhore që janë të inicuara e që pritet të zbatohen së shpejti nga qeverisja lokale janë edhe ndërtimi i shkollës në fshatin Neredime të Epërme, ndërtimi i Sallës së Sporteve në Fshatin e Vjetër, ndërtimi i Qendrës Multifunksionale – Pallati i Kulturës në Ferizaj, rregullimi i Tregut të Gjelbër në Ferizaj, rregullimi teknik i komunikacionit me shenja ndriçuese, ndërtimi i pritoreve për udhëtarë, rregullimi i infrastrukturës rrugore për qasjen e personave me nevoja të veçanta, projekti për mbështetjen e bizneseve me pajisje përmes Fondit të Punësimit, projekti për ndërtimin e infrastrukturës turistike Te Pishat në fshatin Rahovicë (ndërtimi i shtigjeve të ecjes dhe ulëseve për vizitorët), asfaltimi i rrugëve në Jezerc, rregullimi i Tregut të kafshëve dhe strehimorja për qentë endacak e të tjera të cilat janë planifikuar, janë inicuar nga drejtoritë përkatëse, përfundimi i së cilave do të ndodh së shpejti, për tu shijuar nga qytetarët.

Elaborimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2021-2023, mundësitë buxhetore për përfshirjen e projekteve e bëri drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti Sadiku, ndërsa të gjitha çështjeve, pyetjeve të të pranishmëve iu përgjigj kryetari Aliu dhe drejtorët komunal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img