04,05,2024

Ferizaj: U mbajt diskutimi publik i Draft-Rregullores për Transparencë

Must Read

Paraditen e sotme, në ambientet e Kuvendit të Komunës, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi shoqëruar edhe nga drejtorja e Administratës së Përgjithshme, Aurora Ramadani Abazi, mbajtën diskutimin publik të draft Rregullores së re për Transparencën në Komunën e Ferizajt.

Ky dokument vjen pas kërkesës së Ministrisë përkatëse për të bërë ndryshimet e nevojshme konform legjislacionit të ri të miratuar në këtë fushë. Qytetarët pjesëmarrës në këtë diskutim, u shprehën me nota pozitive në lidhje me nivelin e transparencës komunale, por njëkohshëm paraqiten edhe kërkesat e tyre që të përfshihen në draftin final të këtij dokumenti të rëndësishëm për Komunën e Ferizajt.

Drejtueset e këtij diskutimi publik, Kryesuesja Gashi Bytyçi dhe drejtorja Ramadani Abazi, thanë se do të përfshihen sugjerimet e marra sot nga ky diskutim publik, që të rritet pjesëmarrja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse, të zgjerohet mundësia e monitorimit të punës së Komunës së Ferizajt nga të gjithë të interesuarit si dhe të përfshihet në këtë komponentë edhe puna e Kryetarëve të Fshatrave dhe Zonave Urbane.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img