Diskutimin publik e ka udhehequr Kryesuesja e KK-se Kristina Gashi Bytyqi, ndërkaq të pranishem ishin zyrtarë nga Qendra për Pune Sociale, anëtare të Kuvendit të të Rinjëve e të Asamblese së Fëmijeve.
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt Kristina Gashi- Bytyqi, ka thënë se me këtë Rregullore përcaktohen rregullat dhe procedurat për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës, në zbatim të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Kompetencave Vetanake të Komunës së Ferizajt.
“Kjo rregullore bëhet me qëllim që të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës; * Përcaktimit të detyrave dhe përgjegjësive, të subjekteve për mbrojtjen e fëmijës, si dhe mënyrës së koordinimit, raportimit dhe bashkëpunimit të tyre me qëllim të kontributit në sistemin për mbrojtjen e fëmijës, si dhe * Kontributit në krijimin e një komunë mike për fëmijë”ka thënë Kristina Gashi-Bytyqi.
Qytetaret e interesuar komentet e tyre, verejtjet dhe sugjerimet mund t’i dergojne ne afat prej dy jave nga dita e sotme ne email adresen zyrtare apo linkun e krijuar:
Kristina.Bytyqi@rks-gov.net
DRAFT RREGULLORE E KOMUNËS SË FERIZAJT PËR PËRKUJDESJEN DHE MBROJTJEN E FËMIJËS
kk.rks-gov.net