30,04,2024

Ferizaj shënoi Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit

Must Read

Në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, sot u shënua Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit. Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi bashkë me Elbasan Osmanin nga Zyra e Integrimeve Evropiane ishin nikoqirët e këtij aktiviteti, që përmbante një ligjeratë dhe bashkëbisedë me grupe të të rinjve të partive politike si dhe shoqërisë civile lidhur me parlamentarizmin.

“Është kënaqësi që sot për herë të parë në Kosovë po shënohet kjo ditë- Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit- pikërisht në Ferizaj, si një ndër komunat më të zhvilluara në Republikën e Kosovës, po shënohet me ju të cilët jeni e tashmja dhe e ardhmja. Ne jetojmë në demokraci mirëpo jam e bindur se do të krijoni një sistem më të mirëfilltë dhe stabil të demokracisë në shtetin tonë. Parlamentarizmi në Kosovë ka një mentalitet demokratik sepse i gjithë pushteti del nga populli dhe zgjedhjet janë shenjë tipike e demokracisë. Përfaqësuesit e zgjedhur të popullit mblidhen në parlament. Periudha për më shumë se një dekadë e funksionimit të Kuvendit të Kosovës, dëshmon se ky institucion, përpos përballjes me sfidat e krijimit dhe ndërtimit të vetë institucional, u përballë edhe me nevojën e marrjes së vendimeve shumë të rëndësishme si ajo për shpalljen e pavarësisë, të pasuar më vonë me sfidat tjera që Kosova u ballafaqua në rrugën e saj të shtet-ndërtimit. Pra Republika e Kosovës ka 10 vite parlamentarizëm. Grupet parlamentare përbëjnë shprehjen e organizuar të partive dhe formacioneve politike brenda parlamenteve. Grupet partiake parlamentare janë një mjet kryesor për shndërrimin e politikave të mirëfillta dhe premtimeve të fushatës në realitet legjislativ” tha Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi.

Me diskutime, pyetje e shkëmbin idesh e praktikash për këtë rast, u mbyll edhe aktiviteti në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img