05,05,2024

Ferizaj shënoi 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit. Nisë ndërtimi i Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc

Must Read

Ferizaj shënoi 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit e në këtë datë nisi projekti unik për përjetësimin e luftës së UÇK-së përmes ndërtimit të Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc

Qindra qytetarë, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, udhëheqja e organizatave të dala nga lufta, drejtues e përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore, partive politike e udhëheqja e Komunës e prirë nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu nisën sot aktivitetin në shënim të 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit. Homazhe u bënë tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në nderim të jetës dhe veprës, sakrificës sublime të Dëshmorëve të Kombit, në 21 vjetorin e Çlirimit, për të vijuar me vizitën në Jezerc në vendin ku do të nis së zbatuari projekti unik në vend, ai i ndërtimit të Parkut Memorial të UÇK-së.

Me këtë rast, i pari i Ferizajt, Agim Aliu uroi qytetarët në Ditën e Çlirimit si dhe dha detaje mbi projektin unik të Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc.

“12 Qershori i 2020-tës nuk mund të vinte po të mos ishte 12 Qershori i vitit 1999 që është derivim i këtyre maleve, bjeshkëve ku kishte krisur lufta, ku dhanë jetën, djersën e gjakun dëshmorët e heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarët e tyre që sot janë invalidë e veteranë e prandaj është dita jo vetëm për të uruar që është ditë gëzimi e krenarie por mbi të gjitha është edhe ditë lavdie ku sot ne përulemi para gjakut të dëshmorëve, heronjve, martirëve por edhe përulemi para sakrificës së secilit veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, po e nisim një projekt tepër të rëndësishëm, Parkun Memorial të Ushtrisë Çlirimtare në Jezerc i cili përfshinë çdo pëllëmbë të territorit të Jezercit, të gjitha këto pëllëmbë të shkelura nga ushtarë, dëshmorë e heronj gjatë ditëve më të lavdishme të luftës çlirimtare. Është një projekt në vlerën afro 400,000 euro e që përveç pikave, istikameve, bunkerëve, vijave të frontit të luftës ku kanë qëndruar e rënë heroikisht dëshmorët, heronjtë e ku luftuan veteranët e invalidët e luftës është edhe ky memorial ku ne sot simbolikisht e filluam këtu, për të treguar se diçka që kishte mbetur peng i së kaluarës, ne jemi ata që do t’i dalim zot për ta bërë si është më së miri, për ta përjetësuar luftën tonë çlirimtare” tha mes tjerash Kryetari Aliu.

Eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohshëm deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, gjithashtu tha se liria e pavarësia do të ishin të mangëta pa përkujdesin që po i bëjmë historisë e kultivimit të saj, përmes projekteve që e përjetësojnë atë, ndër gjenerata.

“Pa diskutim që liria e pastaj pavarësia do të ishte e mangët, po qe se nuk do të përkujdeseshim për ta ruajtur dhe kultivuar historinë. Ky vend ku jemi këtu dhe vet Kosova ka kaluar në faza shumë të rëndësishme e të rënda historike. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vet UÇK-ja e kanë dhënë vulën që solli lirinë dhe pavarësisë e Kosovës. Duhet theksuar këtu pikërisht se UÇK-ja, pa aleatë të fuqishëm, veçanërisht pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta kishte shumë të vështirë, do të ishte një proces që do të tejzgjatej, për ta arritur atë çfarë kemi arritur. Prandaj urimi për gjithë qytetarët e Kosovës dhe Ferizajt është shumë i veçantë. 100 vjet kemi kaluar në robëri të rëndë e tash jemi 21 vjet në liri dhe kjo është falë, në radhë të parë Dëshmorëve të Kombit, gjithë qytetarëve që e kanë mbështetur atë ushtri dhe aleatëve tanë ndërkombëtar, të cilët po e ritheksoj, duhet t’i ruajmë aleatët. Jezerci i ka dhënë vulën historisë, e përmes Memorialit të Luftës së UÇK-së, Jezercit të bukur, banorëve të tij t’i japim mundësinë të jetojnë më mirë, e me këtë projekt të përjetësojmë luftën tonë çlirimtare” tha mes tjerash deputeti Reçica.

E luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëkohësisht, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gazmend Bytyçi tha se urimi më i mirë për familjet e dëshmorëve, veteranët e invalidët e UÇK-së në këtë përvjetor çlirimi është me projektin për ndërtimin e Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc.

“Në këtë përvjetor të çlirimit është mënyra më e mirë për të uruar, familjet e dëshmorëve, veteranë të luftës me këtë projekt. Është një projekt i veçantë, që rikthen një pjesë të historisë,  një pjesë shumë të rëndësishme të luftës, një projekt që gjithë qytetarëve, jo vetëm të Ferizajt por gjithë Kosovës, do t’ia rikthejmë rrugën nëpër të cilën kanë ecur heronjtë, dëshmorët dhe gjithë ata që bënë që ne sot ta gëzojmë lirinë” tha deputeti Bytyçi.

Kryetari i fshatit Jezerc, Nazmi Baliu u shpreh falënderues për këtë investim, këtë projekt unik për Jezercin e gjithë qytetarët.

“Për ne si jezercas është një ditë e veçantë. Tash po shihet se me Kryetarin e Komunës, Agim Aliu, deputetët Elmi Reçica e Gazmend Bytyçi, po shpërblehet mundi, djersa e sakrifica e banorëve të Jezercit. Është një projekt që nderon dëshmorët, invalidët e vetaranët e UÇK-së” tha kryetari i Jezercit, Nazmi Baliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img