16,04,2024

Ferizaj: Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Must Read

Përmes shitjes së produkteve ushqimorë, edhe organizata Handikos ka shënuar 1 Qershorin-Ditën ndërkombëtare të fëmijëve.

Ky organizim ishte bërë me qëllim  që të bëhet promovimi i të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara si dhe sensibilizimi i shoqërisë për pozitën e fëmijëve me aftësi të kufizuara si dhe socializmin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shoqëri.

“Gjendja e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk është edhe e kënaqshme. Në organizatën tonë janë rreth 200 fëmijë deri në moshën 18 vjeçare”, ka thënë Xhemile Murseli, përfaqësuesja e organizatës Handikos.

Aktivitetit të organizatës Handikos iu bashku edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai vlerësoi tejet lart këtë organizim duke theksuar se Komuna e Ferizajt po bënë gjithçka të respektoje të drejtat e të gjithë fëmijve.

“Mendojë së është një aktivitet sensibilizues që duhet të përkrahet. Komuna e Ferizajt, ka vënë në shërbim të gjitha mundësitë për përkrahjen e këtyre aktiviteteve, por në veçanti për përkrahjen e fëmijëve sepse kohëve të fundit kemi hartuar edhe një rregullore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si pasuri e veçantë e shoqërisë”, ka thënë kryetari Svarqa.

Në përkahje të  këtij aksioni dhe shënimin e të drejtave të fëmijëve  në këtë aktivitet ishte edhe Agim Aliu,kryetar i  PDK-së,dega në Ferizaj.13334796_1058615010852078_915380981_o

Aliu tha së për fëmijt jemi munduar të bëjmë atë  që ka qenë e mundur por mbetet ende shumë për të bërë  që vërtet fëmijtë tanë të  kën një jetë më të lumtur dhe një mirëqenie sociale.

“Hendikosi  është duke bërë një punë shumë të mirë   sepse po merret me një kategori që vertetë kanë nevojë për mbështetje. Por më vie mirë që edhe Parlamenti i Republikës së Kosovës ka aprovuar ligjin i cili trajton këto kategori me nevoja të veçanta” tha Aliu

Ali  ka përshëndetur ëdhë nxënësit  të cilët  më aktivitetin e tyre u janë bashkuar   dhe me pikturat e tyre  këtë diitë po e bëjnë edhe më të rëndësishme.13340540_1058614794185433_1806456430_o

 

U bë e ditur se me mjetet e grumbulluara , do të organizohet një ekskursion për fëmijët me aftësi të kufizuara.

13340517_1058615160852063_280155895_o 13120526_1058614830852096_252338495_o 13334415_1058615500852029_1397274799_o 13324278_1058615604185352_779958758_o 13324383_1058615637518682_1042994163_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ishte në kërkim nga policia, arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj

Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e hënë në Ferizaj, i njëjti ishte në kërkim nga policia. L.Q ishte i kërkuar me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img