18,05,2024

Ferizaj shembull i ndihmës për qytetarët, mbështeten me pako ushqimore e higjienike kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë

Must Read

Ferizaj solidar! Kjo është logo e qeverisjes Aliu gjatë pandemisë së virusit COVID-19. E tash kur u mbështetën mbi 4000 familje me pako ushqimore e higjienike, nuk ka sesi të mos bëj dallim mbështetja për kategoritë më të veçanta e të ndjeshme të shoqërisë. Janë organizatat me bazë të gjerë komunitare si HendiFer, HandiKos, Down Syndrome Kosova në Ferizaj, Qendra e Kujdesit Ditor “Pema” e Shoqata e të Verbërve e me Shikim të Dobësuar në Ferizaj që pashmangshëm anëtarët e më nevojtarët pjesëtarë të këtyre grupimeve, ishin pjesë e mbështetjes nga Komuna e Ferizajt.

Janë gati 200 familje pjesë në këto kategori mjaft me peshë shoqërore që u ndihmuan me pako ushqimore e higjienike. Njëkohshëm, Shtabi Emergjent ndihmoi me pako ushqimore e higjienike organizuar në grup edhe nënat vetushqyese.

Edhe komunitetet etnike joshumicë, kryesisht rome, ashkanli dhe egjiptian u ndihmuan me afro 500 pako ushqimore-higjienike, pa lënë anash edhe komunitetin serb në Babush, që ndonëse të paktë në numër, Komuna iu doli në ndihmë me ushqime, materiale higjienike e ilaçe.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img