01,05,2024

Ferizaj pa rrymë që nga mesnata

Must Read

Nga mesnata, shumica e qytetit të Ferizajt, por edhe disa fshatra të kësaj komune kanë mbetur pa energji elektrike.

Ndërprerja e rrymës më së shumti telashe u ka shkaktuar biznesve. Përfaqësues të bizneseve shprehen të mllefosur për këtë gjendje, duke thënë se në këto ditë feste kur edhe qarkullimi i qytetarëve është më i madh, nuk po kanë mundësi të punojnë si duhet pasi kryesore për ta është energjia elektrike.

“Prej mesnatës është ndërprerë energjia elektrike dhe me të vërtet është vështirë pasi jemi në ditë feste dhe është shtuar numri i klientëve pasi kanë ardhur edhe bashkëatdhetarë dhe kjo gjendje tani me rrymë është një problem shumë i madh. Gjatë ditës ka qenë shumë problem, nuk kemi mundur me i përgatitë produktet, por përveç kësaj lokali është shumë i ftohtë”, tha Leona Jahiri.

“Problem shumë i madh, nga ora 1 e natës nuk ka pasur rrymë, as 20 % nuk kemi mundur me punu, nuk na kanë lajmëru fare që do të ketë ndërprerje”, tha Zylfi Xhyqeqi.

“Nuk ka rrymë nga ora 12 e natës, siç po shihet jemi duke qëndruar, klientët po hynë dhe po dalin, nuk punojnë as nxemjet, me të vërtet është shumë problem“, tha Flamur Bajraktari.

Ferizajpress ka kontaktuar zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala i cili ka thënë se gjatë natës së mbrëmshme ka pasur një prishje në linjat 35 KW.

“Ka qenë një prishje në linjat 35 KW. Është dashur të ndërrohet Kabllo komplet. Ekipet e kanë ndërruar në kohën më të shkurtër të mundshme dhe tash konsumatoret kane energji” ka thënë Buzhala për ndërprerjen e rrymës nga orët e mbrëmjes së djeshme.

Ndërsa për ndërprerjet tjera janë të planifikuara dhe do të vazhdojnë sipas orarit të paralajmëruar për intervenime në rrjet.

Ky është orari i ndërprerjeve të planifikuara për 26 dhe 27 Dhjetor.

Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit
Data e punimit: 27-12-2019
1.Në NS 35/10kV Ferizaj III do të ndërpritet:
Dalja 10kV Jezerci (Kodi: 40042003 )(degëzimi i Jezercit në stabiliment) prej orës 10:00- 16:00.
Kodet:40042003057, 40042003058, 40042003059, 40042003188, 40042003062, 40042003060, 40042003061
Vendet: Manastiricë, Nerodime e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerc dhe bizneset private. Arsyeja: Pastrimi i trasesë,dhe ndërrimi i izolatorëve.
Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit
Data e punimit: 26-12-2019
1.
Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Gaçkesi (Kodi: 40042002)  prej orës 10:00  deri ne ora 16:00
Vendet: Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhanc, Kashtanjevë, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatinë dhe bizniset private.
Arsyeja: Pastrimi i trasesë nga drunjte, evitimi i rrezikut, ndërrimi i izolatorëve, shtrëngimi i përçuesve, përforcimi i shtyllave.

Punime në projekte investive
Data e punimit: 26-12-2019
1.
Nga TS 110/35/10kV Bibaj do të ndërprehet:
TS 10/04 kV Shën Jerenemi (Kodi: 40000003201) prej orës 09:00 deri në ora 21:00
TS 10/04 kV Pylltaria (Kodi: 40000003203) prej orës 09:00 deri në ora 21:00
TS 10/04 kV RE ING (Kodi: 40000003204) prej orës 09:00 deri në ora 21:00
TS 10/04 kV Hasan Prishtina (Kodi: 40000003205) prej orës 09:00 deri në ora 21:00
TS 10/04 kV F&A ING (Kodi: 40000003206) prej orës 09:00 deri në ora 21:00
TS 10/04 kV Shkoll e Kompetences (Kodi: 40000003247) prej orës 09:00 deri në ora 21:00
TS 10/04 kV Fak.Shkencave Aplikative(Kodi: 40000003257) prej orës 09:00 deri në ora 21:00
Vendet: TS  Shën Jerenimi,TS-Pylltaria,TS-RE ING, TS-Hasan Prishtina,TS-F&A Inxhinjerig, TS-Shkolla e Kompetencave dhe TS-Fakulteti i Shkencave Aplikative.
Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e kthinave RMU.  
2.
Nga TS 35/10kV Ferizaj I do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Drejtimi i Kinemase (Kodi: 40040004) prej orës 09:00 deri në ora 09:30 dhe prej orës 20:30 deri në ora 21:00
Vendet: Rr.12.Qershori (një pjesë), rr.Dëshmorët e Kombit (një pjesë), rr.Skënderbeu, rr.Sejdi Sejdiu.
Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e kthinave RMU.  
3.
Nga TS 35/10kV Ferizaj I do të ndërprehet:
TS 10/04 kV Hoteli (Kodi: 40040004021) prej orës 09:00 deri në ora 21:00
Vendet: TS  Hoteli.
Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e kthinave RMU.  4.
Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Ujevara (Kodi: 40041011) prej orës 10:00 deri në ora 12:00
Vendet: Rr. Nerodimes, Ujvara, Frigoriferi, Barakat.
Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi I Transformatorit të mbingarkuar 
Punime në projekte investive
Data e punimit: 26-12-2019
1.
Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:
TS 10/04 kV Ndertesa (Kodi: 40042001223) prej orës 09:00 deri në ora 21:00
TS 10/04 kV Bardhi (Kodi: 40042001230) prej orës 09:00 deri në ora 21:00
TS 10/04 kV Tahir Hajrizi (Kodi: 40042001228) prej orës 09:00 deri në ora 21:00
Vendet: TS Ndëertesa, Bardhi dhe Tahir Hajrizi.
Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e kthinave RMU.  
2.
Nga TS 110/35/10kV Bibaj do të ndërprehet:
TS 10/04 kV Shën Jerenemi (Kodi: 40000003201) prej orës 09:00 deri në ora 21:00
Vendet: TS  Shën Jerenimi, TS-Pylltaria, TS-RE ING, TS-Hasan Prishtina, TS-F&A Inxhinjerig, TS-Shkolla e Kompetencave, TS-Fakulteti i Shkencave Aplikative.
Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e kthinave.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bëri debutimin në Superligë me fanellën e Prishtinës, Donart Llabjani: Përgjegjësi e madhe të luash për klubin më të trofeshëm kosovar

Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img