27,04,2024

Ferizaj: Njëzet e tetë muaj burgim ndaj katër të akuzuarve për legalizim të përmbajtjes së rreme

Must Read


Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj katër të pandehurve, dy prej tyre zyrtarë.

Sipas njoftimit, i pandehuri H.K., është dënuar për shkak të veprave penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “legalizimi i përmbajtjes së rreme”

I pandehuri L.P., për shkak të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “legalizimi i përmbajtjes së rreme”. I pandehuri Sh.P., për shkak të veprës penale në bashkëkryerje “legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe i pandehuri Sh.Q., për shkak të veprës penale në bashkëkryerje “legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Kryetari i Trupit Gjykues, Sahit Krasniqi, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave të pandehurin H.K., shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë muajsh. I pandehurit L.P., është dënuar me gjashtë muaj. Të pandehurit Sh.P. dhe Sh.Q., janë dënuar me nga gjashtë muaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img