15,06,2024

Ferizaj në krye të komunave me performancën më të mirë në 2018-tën

Must Read

Viti i parë i qeverisjes lokale udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu mori vlerësim dhe shpërblim sot nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në kuadër të vlerësimit dhe fondit stimulues për performancën e shërbimeve komunale gjatë vitit 2018.

Në takimin e sotëm të organizuar nga MAPL, ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adriana Hodžić bashkë me zëvendësministrat e kësaj ministrie, Beqir Fejzullahu, Bashkim Krasniqi dhe sekretaren e përgjithshme të MAPL-së, Rozafa Ukimeraj hapën ceremoninë e publikimit të Raportit të Performancës së Komunave për vitin 2018 dhe ndarjen e shpërblimeve për Komunat.

Ferizaj është ranguar në top dhjetëshen e komunave me performancën më të lartë të shërbimeve komunale, me vlerësim prej 73.61% duke lënë prapa qytete të mëdha si Prishtina, Prizreni, Gjakova, Podujeva e të tjera.

Albion Sherifi, koordinator i Performancës Komunale në Komunën e Ferizajt ishte i pranishëm në këtë ceremoni të publikimit të Raportit të Performancës Komunale për vitin 2018 dhe ndarjen e shpërblimeve ku pjesëmarrës ishin Kryetarët e Komunave të Kosovës.

Komunat e shpërblyera në mesin e tyre edhe Komuna e Ferizajt do të përfitojnë grant të performancës për këtë sukses të arritur në ofrimin e shërbimeve komunale. Vlera e fondit stimulues arrin në 1.5 milionë euro, ku 1.3 milionë euro janë ndarë për 24 komuna me performancën më të lartë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , nënoficeri, Rreshteri i parë i FSK-së Muhamet R. Beqiri

Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterit i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img