03,05,2024

Ferizaj në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së përfaqësohet me gjashtë anëtarë

Must Read

Menjëherë pasi ka zgjedhur Lumir Abdixhikun si kreun e ri të partisë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur edhe Këshillin e Përgjithshëm.

Në prani të delegatëve, LDK ka zgjedhur në takimin e sotëm Këshillin, ndërsa zgjedhja e Kryesisë së partisë është vendosur që të zgjedhet në një takim tjetër.

Me propozimin e kryetarit të ri, Lumir Abdixhiku, në Këshillin e Përgjithshëm  të LDK-së me automatizëm bëjnë pjesë edhe kryetarët e degëve, e që Ferizajn nga ky subjekt politik do ta përfaqësojë  Muharrem Svarqa.

Ndërsa me procedur të rregullt të votimeve u zgjodhën edhe anëtarët tjerë ku  në këtë përbërje prej 101 anëtarëve , nga Ferizaj do të jenë :  Gëzim Kokollari, Blerim Grainca, Saranda Musliu,  Miranda Xhokli dhe Vehbi Emini.

Procesi i zgjedhjeve në LDK është vlerësuar sot si demokratik dhe shembullor.

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i partisë duke fituar bindshëm ndaj dy rivalëve partiak, Lutfi Haziri e Besian Mustafa

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img