Kryetarii Ferizajt, Agim Aliu, ka nënshkrua kontratë për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale, ku do të ndërtohet Nënstacioni 110 kv. Ky investim do të kap vlerën prej 5 milion euro dhe do të ndihmojë në përmirësimin e qytetarëve të Ferizajt me energji elektrike.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari I Ferizajt Agim Aliu, pas takimit me Kryeshefin Ekzekutiv të KOSST, Mustafë Hasanaj.
“Sot, bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv të KOSTT, z. Mustafë Hasani, nënshkruam kontratën për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale, ku do të ndërtohet Nënstacioni NS 110/35/10 (20) kV Ferizaj 3 si dhe traseja për linjën përcjellëse 110 kV, investim ky madhor, strategjik mbi 5 milionë eurove që i jep zgjidhje afatgjate, sfidave me energjinë elektrike si për ekonomitë familjare ashtu edhe për bizneset” ka shkruar Aliu.