29,03,2024

Ferizaj: Mbahen  garat e Kampionatit të Kosovës në çiklizëm

Must Read

Ky kampionat për herë të parë po mbahet në bazë të rregullave të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit.

Në këtë kampionat po marrin pjesë këto ekipe: ”Prizreni” nga Prizreni, “Gjakova” nga Gjakova “As Prishtina” nga Prishtina, “Trepça”- nga Mitrovica “Lepenci” nga Shtërpca, “ dhe “Kastrioti” nga Ferizaj.

13244889_1178427625525392_6666018816533734028_n

Të pranishmit në hapjen e kësaj gare i ka përshëndetur kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha. Ai më këtë rast ka falënderuar Komunën e Ferizajt dhe kryetarin Svarqa për kontributin e dhënë në organizmin e kësaj gare.

“Pa përkrahjen e kryetarit dhe Komunës kjo garë nuk do të mbahej edhe pse është njëra ndër garat më të rëndësishme të çiklizmit të Kosovës”, ka thënë Nuha.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se kjo ngjarje është shumë e rëndësishme që po i jep një histori tepër të veçantë qytetit tonë.

“Unë dua të falënderojë drejtorin e sportit Naim Feratin për organizimin e kësaj ngjarje dhe kryetarin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha i cili ka bërë gjithçka për ndërkombëtarizimin e këtij sporti, duke e vënë edhe këtë sport të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, aty ku po synojmë të arrimë të gjithë si rezultat edhe i pranimit në asociacionet ndërkombëtare që po ju ndodhë edhe sporteve më të fuqishme tek të cilët, ne do të shohim se ku jemi duke u matur, krahasuar dhe garuar me ta. Kjo është tepër e rëndësishme për të gjithë ne, edhe sportet siç është çiklizmi i cili gjerë më tani nuk ka pasur ndonjë shtrirje shumë të gjerë në hapësirat e Kosovës, ndërkaq tash të jetë i pranishëm çdo kund sepse qyteti i Ferizajt edhe si komunë ka pasur një traditë të këtij sporti bashkë me Federatën e cila po organizohet duke qenë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike në BAKU, ku kemi pasur një nder të veçantë duke pasur përfaqësuesin tonë në ato gara”, ka thënë kryetari Svarqa.

Ai mes tjerash ka thënë se Komuna e Ferizajt po përcjellë me vëmendje zhvillimet në të gjitha sporteve që sipas tij Kosova nuk do të ngelë mbrapa sa i takon arritjes së rezultateve në arenën ndërkombëtar.

Kjo garë do të zhvillohet në tri etapa, për tri kategori atë të elitës juniorëve dhe kadetëve disiplinën kornometër dhe individuale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img