07,05,2024

Ferizaj komuna e dytë me dekorin më të bukur të qytetit në nivel të Kosovës

Must Read

Me një buxhet prej 12 mijë euro Komuna e Ferizajt është renditur e dyta me radhë për dekorimin më të bukur të Qytetit për festat e fundvitit në nivel të Kosovës, shkruan Gazeta Metro

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu sonte në emisionin Hashtag në TV Dukagjin tregoi rreth procesit dhe shpenzimeve për dekorin e Qytetit të Ferizajt për festat e fundvitit .

Kryetari Aliu theksoi se korniza e bredhit daton nga vitit 2012-2013 sa kishte qenë ai Kryetarë,ndërsa buxheti  i shpenzuar prej 12 mijë euro sipas Kryetarit Aliu nuk është shumë e madhe krahasuar me entuziazmin që kanë shprehur qytetarët.

“Bredhi është ndërtuar nga viti 2012-2013, në kohën kur unë kam qenë Kryetarë, jam kujdesur që materiali të jetë i mirë, pra kornizat e hekurit datojnë nga ajo kohë, vetëm dekoret janë të reja, nuk e di se buxheti i shpenzuar prej 12 mijë euro a është shumë apo pak, por mjafton që të vini në mbrëmje në Ferizaj dhe ta shihni entuziazmin e qytetarëve” tha Kryetari Aliu

Më tej Kryetari Aliu theksoi se buxheti i shpenzuar  për dekorimin e qytetit të Ferizajt është në kuadër të një kontrate publike që e ka Ferizaj me një kompani, sipas Kryetarit Aliu ka shumë raste që gjithandej nëpër Kosovë bëhen shpenzime të shumta që kanë kosto të larta me theks të veçantë shpenzimet e kota të buxhetit nga  vendimet e fundit të Qeverisë

Buxheti prej 63 mijë euro e shpenzuar nga Komuna e Prishtinës për Kryetarin Aliu është normale sespe Prishtina është Kryeqytet dhe e meriton dekorin më të mirin.

“Prishtina e meriton dekorin më të mirë, dhe shpenzime më shumë,  sepse është Kryeqytet,  edhe vizitorët që vijnë, së pari e kërkojnë Prishtinën , nëse kushtimit 100 fotografi bëhen në Kosovë  shumica janë në Prishtinë” tha Aliu

Dritat e Vitit të Ri në Ferizaj janë ndezur ceremonialisht me datën 09 dhjetor nga Kryetari Agim Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img