02,05,2024

Ferizaj ka filluar përgatitjet për shënimin e 20 vjetorit të Çlirimit

Must Read

Mëngjesin e sotëm u mbajt mbledhja e rregullt javore e Këshillit të Drejtorëve. Kryetari i Komunës, Agim Aliu bashkë drejtorët e drejtorive komunale analizuan ecurinë e objektivave qeverisëse në plan të përgjithshëm, duke vënë theksin tek prioritetet që ka kjo qeverisje. Në këtë takim u diskutuan një varg çështjesh nga ana e drejtorëve të drejtorive komunale, kryesisht të projekteve të ndryshme të infrastrukturës rrugore, kulturore dhe të tjera.

Ferizaj këtë qershor shënon 20 vjetorin e çlirimit për të cilën kanë filluar përgatitjet e qeverisjes lokale bashkërisht me shoqatat e dala nga lufta. Kryetari Aliu me këtë rast tha se Ferizaj ka përgatitur një agjendë të begatë, dinjitoze ashtu siç meriton kjo datë e rëndësishme për popullin tonë.

Temë tjetër e diskutimeve në këtë mbledhje të Këshillit të Drejtorëve ishte edhe përgatitja për seancën e radhës së Kuvendit të Komunës. Ekzekutivi për seancën e muajit maj ka përgatitur një varg pikash, duke vënë theksin tek disa dokumente rregullative – statutore e rregullore me impakt të drejtpërdrejt në mesin e qytetarëve.

Drejtorët e drejtorive komunale raportuan për punën, arritjet e sfidat në sektorët që ata mbulojnë, për të cilat paraqiten edhe planin e masave që do të ndërmerren veçanërisht për eliminimin e pengesave në realizimin e plotë të objektivave që derivojnë nga platforma qeverisëse.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img