27,04,2024

Ferizaj i gatshëm për festën e Pavarësisë, këto janë aktivitetet

Must Read

Nën patronazhin e kryetarit të Ferizajt,Agim Aliu qyteti jonë do të ketë disa aktivitete për nderë të 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Aktivitetet do të fillojnë nga data 14 shkurt me koncertin e fëmijëve nga grupi muzikor Kromatika me fillim nga ora 17:00 në teatrin Adriana.

Ndërsa me 15 shkurt në Teatrin Adriana në ora 20:00 do të shfaqet shfaqja Hanibali i Nëntokës.

Të shtunën me 16 shkurt me fillim nga ora 11:00 do të ketë turnir në Hendboll nga veteranët e KH Kastriotit në palestrën e sporteve Bill Clinton.

Agjenda do vazhdojë në orën 14:00 në teatrin Adriana do të ketë koncert për fëmijë,në orën 18:00 në galerin e artëve do të shfaqet një ekspozit kolektive nga galeria Zef Kolombi,në ora 20:00 do të reprizohet shfaqja Hanibali i Nëntokës në teatrin Adriana.
Dita e festës do të filloj me homazhe në varrezat e dëshmorëve në ora 10:00,akademia solemne fillon më ora 11:00 në teatrin Adriana,si dhe në fund do të shfaqet një koncert në teatrin Adriana nga shkolla e muzikës Çesk Zadeja në ora 18:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img