28,08,2025

Ferizaj fiton derbin e mbijetesës ndaj Dukagjinit

Must Read

Ferizaj ka triumfuar në ndeshjen e fundit të javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll, derisa në derbin e mbijetesës ‘likuidoi’ Dukagjinin me rezultat të pastër 2-0.

Një ndeshje e dominuar nga djelmoshat ferizajas në çdo aspekt arritën një fitore të merituar, e cila ka vlerë shumë të madhe.

Fatih Karahoda dhe Taulant Dajaku kanë ‘firmosur’ fitoren e pestë sezonale të “Ujqve” që tashmë ngriten në kuotën e 15 pikëve.

Ndërkohë, “Hithat” e pësojnë edhe humbjen e dymbëdhjetë sezonale dhe me tetë pikë dhe në pozitën e fundit të renditjes tabelare zbehin gjasat për të mbijetuar edhe një edicion në kampionatin elitar.

Njëherit kjo ishte fitorja e dytë sezonale e Ferizajt përballë Dukagjinit. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img