03,05,2024

Ferizaj: Dënohen me burgim me kusht dhe gjobë të akuzuarit për vjedhjen e 12 bibave

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, të mërkurën, i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me katër muaj burgim me kusht, të akuzuarit për vjedhjen e 12 bibave, Besim Veseli dhe Faruk Ademi.

Krahas kësaj, ata janë dënuar edhe me 200 euro gjobë, mirëpo vetëm i akuzuari Ademi, këtë dënim nuk do ta paguajë nëse brenda një viti nuk kryen vepër tjetër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, gjykata i ka obliguar të akuzuarit që në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë shumën prej 30 euro, ndërsa në emër të kompensimit të viktimave shumën në vlerë prej 30 euro.

Ndërsa, për dëmin që i kanë shkaktuar të dëmtuarit Halit Qiraxhiu, gjyqtari i çështjes Adem Shabani, i ka obliguar që një dëm të tillë t’ia kompensojnë.

Ndryshe, në këtë seancë dëshminë e tij e ka dhënë i dëmtuari Halit Qiraxhiu, i cili ka deklaruar se iu kishin vjedhur 12 biba dhe pas një kohe kishte pranuar një telefonatë nga policia se kishin gjetur disa biba të vjedhura, i cili më pas ishte ftuar t’i identifikonte nëse ishin të tij.

“Unë më pas kam shkuar në stacionin policor në Viti, ku bashkë me policinë kemi shkuar në shtëpinë e njërit prej të akuzuarve për të marrë bibat, aty ishin tri copë dhe të njëjtat i kam identifikuar se janë të mijat pasi kishin krahët e prerë”, tha i dëmtuari Qiraxhiu.

Tutje, në seancën e së mërkurës kanë dhënë mbrojtjen e tyre edhe të akuzuarit Veseli dhe Ademi, të cilët kanë thënë se këto shpezë nuk i kishin vjedhur të dëmtuarit Qiraxhiu, por i kishin marrë në një shtëpi në fshatin Pozhoran.

“Besim Veseli më ka thirr me shku me të për t’i marrë disa biba në fshatin Pozhoran,  i kemi marrë dhe i kemi vendosur në veturë ku pastaj i kemi dërguar tek shtëpia e Besimit. Të nesërmen kam dal në treg në Ferizaj kam marrë dy copa biba dhe i kam shitur, ndërsa Besimi nuk e di se çfarë ka bërë me to”, ka thënë i akuzuari Ademi.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj, më 10 janar 2018, kishte ngritur aktakuzë ndaj Besim Veseli dhe Faruk Ademi.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Veseli dhe Ademi, më 12 nëntor 2017, në fshatin Nekodim, në Ferizaj, me qëllim të përfitimit të kundërligjsh­ëm pasurorë për vete, kanë vjedhur 12 shpezë-biba, të cilat gjendeshin në kotecin e oborrit të të dëmtuarit Halit Qiraxhiu, duke i shkaktuar dëm në vlerë prej 300 euro.

Me këtë, ata po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje”, nga neni 325 par 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img