01,05,2024

Ferizaj befason Dritën e Gjilanit

Must Read

Ferizaj me kryetrajner të ri, Bekim Isufi, importoi tri pikë të mëdha nga Gjilani
Ferizajasit befasuan me fitore me rezultat 1:0 ndaj Dritës. Drita ishte e favorite por nuk ia doli ndaj rivalit që luajti me shumë mençuri në repartin e mbrojtjes. Një Ferizaj që ka nisur përgatitjet me shumë vonesë ia doli që të befasojë në hapje të edicionit të ri, kurse për Dritën është humbje shokuese.
Në minutën e 90+2, Filonit Shaqiri me një goditje të fortë nga 17-18 metra plasoi topin në këndin e djathtë të Dritës dhe siguroi fitoren e Ferizajt me rezultat 0:1. Bekim Isufi debutoi në bankën e Ferizajt me fitore dhe atë kundër ish skuadrës së tij në Gjilan. Dukagjini i Klinës që u kthye pas 16 viteve në elitë u ndanë baras (0:0) me Ballkanin nga Theranda, kjo e fundit drejtohet nga kryetrajneri Ismet Munishi. Ballkani importon pikë të madhe, ndërsa klinasit nuk arritën të dalin me pikë të plota.
Superliga e Kosovës
Drita-Ferizaj    0:1
Flamurtari-Prishtina    1:1
Dukagjini-Ballkani    0:0
Feronikeli-Drenica    4:1
Llapi-Vushtrria    4:1
Trepça ’89-Gjilani    4:1
Tabela

  1. Feronikeli        1    1    0    0    3
  2. Llapi        1    1    0    0    3
  3. Trepça ‘89    1    1    0    0    3
  4. Ferizaj    1    1    0    0    3
  5. Prishtina    1    0    1    0    1:1    1
  6. Flamurtari    1    0    1    0    1
  7. Dukagjini    1    0    1    0    1
  8. Ballkani    1    0    1    0    1
  9. Drita    1    0    1    0
  10. Gjilani    1    0    0    1    0
  11. Drenica    1    0    0    1    0
  12. Vushtrria    1    0    0    1    0
    Në javën e a ardhshme do të takohen: Ferizaj-Gjilani, Vushtrria-Trepça ’89, Drenica-Llapi, Ballkani-Feronikeli, Prishtina-Dukagjini dhe Drita-Flamurtari.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img