Sonte në teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizaj, është mbajtur një program i pasur kulturo-artistik për fundvit.
Në këtë aktivitet ka marrë pjesë Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe mysafirë të tjerë.
Me këtë rast është prezantuar një pasqyrë e të gjitha aktiviteteve të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin 2022, ndërsa është bërë edhe shpallja e artistit të vitit me ç’rast është zgjedhur Fitim Bytyqi, nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” në Ferizaj.
Ndarjen e çmimeve e bëri Nënkryetari Aliu dhe drejtorja Xhemile Murat-Shabani. Ndërsa të pranishmit patën rastin që të argëtohen nën tingujt e grupit mandolinistëve “Nostalgjikët”.