Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar tre të dyshuar për përfshirje në prostitucion si mundësim apo detyrim i prostitucionit, bashkëkryerja, ofrim i lokaleve për prostitucion.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari dhe të dyshuarat ndalohen për 48 orë në mbajtje.
Ja njoftimi i plotë i Policisë:
Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Ferizaj, pas një pune hetimore, më 12.07.2019, në rajonin e Ferizajt, ka arrestuar tre të dyshuar.
I dyshuari dhe të dyshuarat e arrestuar janë:
- Sh. L. viti i lindjes 1985 m.k.sh.
- G. I. viti i lindjes 1995 f.k.sh. dhe
- A. Gj. viti i lindjes 1991 f.sh.sh.
Një mashkull dhe dy femrat e arrestuara (njëra nga to shtetase e Shqipërisë) dyshohet se janë përfshirë në veprat penale: ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘bashkëkryerja’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion”.
Me vendim të prokurorit të rastit të Prokurorisë Themelore Ferizaj, i dyshuari dhe të dyshuarat ndalohen për 48 orë në mbajtje. /Lajmi.net/