07,05,2024

Ferizaj: Aksident trafiku me fatalitet

Must Read


21.08.2020, Ferizaj

Në një aksident trafiku të ndodhur sot, 21.08,2020 rreth orës 07:45 minuta në rrugën ,,Rexhep Bislimi” në Ferizaj , një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit Opel Combo, me targa lokale, E.K.. ( M/Shtetas i Republikës së Kosovës, 20 vjeç), nga pakujdesia, me anësoren e djathtë godet këmbësoren SH.J. (F/Shtetase e Republikës së Kosovës 64 vjeçare) , me ç’rast e njejta pëson lëndime të rënda trupore.
E lënduara është dërguar fillimisht në emergjencë dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku rret orës 13:30 min, nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara viktima ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img