29,04,2024

Ferizaj: Asfaltohen 10 rrugë të qytetit

Must Read

Dinamika e lartë e punimeve në infrastrukturën rrugore po jep rezultate të çdoditshme në gjithë territorin e Ferizajt. Në kuadër të programit për rregullimin dhe përfundimin e infrastrukturës rrugore në zonën urbane, sot drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi ka inspektuar punimet në asfaltimin e 10 rrugicave përbri rrugës “Muslim Mulliqi” në zonën urbane. Me një cilësi të lartë dhe standard të ri punimesh në infrastrukturën rrugore, edhe këto arterie të rëndësishme në territorin tonë tashmë kanë marr pamje dhe funksionalitet tjetër. Banorët e kësaj zone, të entuziazmuar me këtë projekt thanë se përfundimisht me këto investime, qeverisja lokale po i jep zgjidhje problemeve shumëvjeçare dhe mundit të tyre të çdoditshëm në qarkullimin përgjatë këtyre rrugëve. Kurse, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi tha se me këtë dinamikë dhe projektimet e planifikimet e reja, qeverisja lokale synon që deri në fund të vitit 2020 të përfundoj gjithë infrastrukturën rrugore në territorin e Ferizajt, veçanërisht atë në zonën urbane.

“Në kuadër të projekteve tona për rregullimin e infrastrukturës në zonën urbane, sot po asfaltojmë 10 rrugica. Bëhet fjalë për asfaltime në gjatë prej 2 kilometrash, gjerësia e këtyre rrugëve është e ndryshme, varësisht prej zonës të punimeve që janë zhvilluar nga kompani. Ne jemi të kënaqur edhe me punimet që janë duke ndodhur deri më tash, shpresojmë që të shkojnë mirë dhe qytetari ynë do të ketë mundësi t’i shfrytëzoj këto projekte. Përveç këtij projekti, ne poashtu në kuadër të rregullimit të infrastrukturës, kemi filluar procedurat e prokurimit për një projekt tjetër që ka të bëj me rregullimin e infrastrukturës në zonën urbane. Bëhet fjalë për projekt prej 2 milionë eurosh dhe besojmë se pas përfundimit të procedurave të prokurimit, ne do të vazhdojmë edhe me fazën tjetër dhe në fundin e vitit 2020 do të jetë edhe kompletimi i infrastrukturës në komplet zonën urbane të qytetit. Gjithashtu edhe projektet tjera që janë duke u zhvilluar në zonën e qytetit, ky vit dhe viti i ardhshëm do të jetë target i përmbylljes së këtyre projekteve dhe qytetari ynë do të ketë mundësinë e shfrytëzimit të këtyre projekteve” tha Arbër Bytyqi, drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img