Mospërfshirja e Orkestrit “Ferband” në agjendën e manifestimit “Ditët e Diasporës”, e ka shtyer të reagoj udhëheqësin dhe themeluesin e këtij orkestri, profesorin Shaban Ratkoceri.Ai, përmes një postimi në FB, ka shprehur habinë se pse ky orkestër po anashkalohet nga Drejtoria e Kulturës.
“Unë kam dërguar projektin dhe kërkesën për koncertin gjatë “Ditëve të Kulturës”, por asnjë përgjigje nuk kam marrë.Tash edhe në manifestimin “Ditë e Diasporës “, është vendosur agjenda e programeve dhe koncerteve pa qenë fare të njoftuar, ne ,si muzicient dhe si organizator te kocerteve në Ferizaj”,ka thënë profesori në reagimin e tij.
Ndryshe ne reagim thuhet se Orkestri’ Ferband” êshtë themeluar në vitin 2017 dhe është në përbërje të 15-të instrumentistëve profesionistë, të cilët dhanë shumë koncerte pa asnjë kompenzim, si Koncertin per Policinë e Kosovës, koncertin per FSK -në dhe disa koncerte te tjera.
Në fund udhëheqësi i këtij orkestri i ka bër thirrje Drejtorisë së Kulturës te bashkëpunoj me artistët.
