04,05,2024

Asfaltohet rruga kryesore dhe rrugicat në Lagjen Sherret

Must Read

Hovi i investimeve kapitale për rregullimin e infrastrukturës rrugore në territorin e Ferizajt, së fundmi me një intensitet të shtuar e shtrirje të gjerë po vijon edhe në zonën urbane. Në një ndër lagjet më të mëdha të qytetit, lagjen Sherret e cila deri më sot nuk kishte infrastrukturën e nevojshme rrugore, i erdhi fundi vuajtjeve dekadëshe në mungesë të asfaltimit të rrugës kryesore dhe infrastrukturës përcjellëse, tejet e nevojshme për banorët e kësaj zone dhe qarkullimin ndërurban. Për të inspektuar punimet, doli drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi i cili tha se kjo qeverisje me të marr kërkesën e komunitetin të kësaj lagje, ka bërë gati të gjitha procedurat për të nisur punimet në kompletimin e infrastrukturës.

“Në kuadër të përfundimit, gjegjësisht rregullimit të infrastrukturës në zonën urbane të qytetit sot jemi në lagjen e Sherretve ku po bëjmë asfaltimin e kësaj rruge. Bëhet fjalë për një projekt dy vjeçar të cilin ne e kemi filluar gjatë vitit të kaluar dhe gjatë këtij viti po e përfundojmë më asfaltimin. Vlera e këtij projekti është rreth 200 mijë euro, gjatë vitit të kaluar kemi përfunduar një fazë të kanalizimit, ndërsa gjatë këtij viti kemi rregulluar kanalizimin në të gjitha zonat e kësaj lagje dhe sot po bëjmë edhe asfaltimin. Me asfaltim edhe po kompletohet infrastruktura e kësaj zone, me përjashtim të disa rrugicave të shkurtëra të cilat besojmë në ditët në vijim do t’i përfundojmë, kështuqë lagja Sherret do të kompletohet me infrastrukturë shumë të mirë dhe e cila do t’i plotësoj kushtet për qarkullim dhe do t’i lehtësoj banorëve të kësaj zone” tha drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Të gëzuar, dhjetëra banorë të kësaj lagje dolën për ta përcjellë asfaltimin e rrugës së tyre, për të cilën shprehën falënderimin ndaj Komunës së Ferizajt, përkatësisht Kryetarit të Komunës, Agim Aliu që me përgjegjshmëri mori dhe trajtoi kërkesën e komunitetit të kësaj lagje, që rezultoi me kompletimin e infrastrukturës rrugore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img