02,05,2024

Faton Topalli: Koalicionit AAK-PSD shpresojmë t’i bashkohen Nisma dhe AKR

Must Read

Faton Topalli nga Partia Socialdemokrate është shprehur optimist për fitoren e koalicionit të sapokrijuar mes partisë tij dhe AAK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në fillim të tetorit.

Topalli në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës potencoi se ky koalicion parazgjedhor pretendon të zgjerohet.

“Kemi shumë shpresë që do të na bashkohen Nisma dhe AKR-ja. Do të angazhohemi dhe ne do të jemi ata që do ta përcaktojmë ndryshimin në Republikën e Kosovës”.

“Mendoj që ka akoma shumë kohë derisa të vendoset përfundimisht për koalicionet parazgjedhore. Jemi në bisedime me AKR-në dhe me Nismën. Ekziston shpresë për një koalicion të përbashkët. Mendoj se koalicioni do të arrihet sepse ekziston një vullnet i shprehur bukur haptazi në takimet që i kemi pasur me të dyja palët”.

Topalli gjithashtu diskutoi edhe për rrëzimin e qeverisë.

“Këto zgjedhje po ndodhin pikërisht falë kryeministrit Ramush Haradinaj”.

“Qeveria nuk është rrezuar për shkak të angazhimit tonë të madh si opozitë e bashkuar, por për shkak të dorëheqjes së Ramush Haradinajt, i cili ia dha një mundësi të re këtij vendi”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img