02,05,2024

Fatbardh Maliqi, nga refugjat në RCMP të Kanadas

Must Read

Fatbardh Maliqi me origjin nga Ferizaj në Prill të vitit 1999 nën presionin e forcave paramilitare serbe u detyruan të lëshojnë vendlinjden së bashku me familje. Fatbardhi së bashku me familje u vendos në kampet e refugjatëve në Maqedoni.

Por në këtë fatkeqësi  u buzqeshi fati dhe pas dy javësh  u transferuan në Kanada, në Oromocto, një bazë ushtarake në New Brunswick.

Në këtë kohë Fatbardhi ishte vetëm 16 vjeç.

Kontakti i parë ishte  me një efektiv të RCMP.

“Mbaj mend kur e pyeta përkthyesin se kush ishte ky person që  takuam.  Ishte një RCMP, më tha përkthyesi. Natyrisht nuk kisha idenë  se çka do të thot kjo. Është e njëjtë sikur FBI në amerikë, më tha përkthyesi. Kjo më la shumë përshtypje dhe vendosa  që unë do të bëhem një RCMP, pavarësisht se sa kohë do të më merrte kjo” tregon Fatbardhi.

Por  për familjen Maliqi dhe Fatbardhin nuk ishte aq e lehtë. Fatbardhi para se të vazhdonte shkollën e mesme duhej të kryente  kurset e gjuhës angleze të cilën nuk e kishte mësuar asnjëherë.

Pas përfundimit të shkollës së mesme dhe marrjes së shtetësisë Kanadeze në vitin  2003, Fatbardhi  i’a mësyu Akademisë Policore “Atlantic Police Academy) si  shkallë drejtë RCMP-së.

Dëshira dhe pasioni  që të arrijë qëllimin ishin të mëdha dhe Fatbardhi asnjëherë nuk u hamend pavarësisht se ishte një i huaj.

Dashuria për punën, sinqeriteti dhe përkushtimi, bënë që Fatbardhi të fitoi besimin dhe dalëngadalë të ngritej në pozita.

Dhe ky vitë ishte ai  ku Fatbardhi realizoi ëndrrën e tij, filloi të punoj si zyrtarë detektiv  në departamentin për krime të rënda në RCMP në qytetin Charlottetown të Kanadasë.

 Ndryshe Fatbardh Maliqi është vëllai i Dëshmorit të Kombit, Florim Maliqi, i cili  në këtë kohë i’u bashkëngjit  UÇK-së,  Brigades 138″Agim Ramadani” në Koshare. Florimi ra Dëshmorë në Altarin e Lirisë në betejën e Koshares, më 5 Maj 1999.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img