28,04,2024

Faqja e njohur e futbollit poston video të talentit ferizajas, e quajnë Modrici i ardhshëm

Must Read

Faqja e njohur e futbollit, ‘Oh My Goal’ e cila ka 9 milionë ndjekës, ka postuar një video të talentit ferizajas, Bebart Selmanit.

Talenti nga Kosova po cilësohet nga kjo faqe si Luka Modrici i ardhshëm mirëpo nuk është kjo nofka e vetme që Selmani ka marr për gjatë këtyre viteve, ai madje edhe është cilësuar si Messi i ardhshëm.

Bebarti është vetëm 10 vjeçar, dhe vjen nga qyteti i Ferizajt e i cili është duke u trajnuar nga trajneri Arsim Prepolli, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu Bebart Selmani është kosovari i parë për të cilin ka postuar kjo faqe.

Jo shumë kohë më parë për talentin nga Kosova, kishte shprehur interesim edhe gjiganti gjerman, Borussia Dortmund.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img